Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpresat e Kosovës nisin përgatitjet në Antalia

Futbollistët e Kosovës U21 i kanë nisur përgatitjet në Antalia të Turqisë. Shpresat e Kosovës gjatë grumbullimit për dhjetë ditë në Turqi kanë paraparë të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore.

“Për herë të parë Dardanët U21 janë duke u drejtuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani. Gjatë qëndrimit në Antalia, Kosova U21 do të stërvitet nga dy herë në ditë, derisa krahas stërvitjeve pritet të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje testuese, në mënyrë që përzgjedhësi i ri ta shohë formën e lojtarëve të grumbulluar”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Është raportuar se Kosova mund të luajë miqësore ndaj Grenlandës.