Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tovërlani fton 24 lojtarë për grumbullimin e radhës të Shpresave

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U21 të Kosovës në futboll, Afrim Tovërlani ka ftuar 24 lojtarë për grumbullimin e radhës në Antalia të Turqisë.

Në Turqi, Shpresat e Kosovës do të qëndrojnë tetë ditë, ndërsa është njoftuar se pritet t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore.

Emrat e kundërshtarëve nuk janë bërë të ditur.

Tovërlani ka përfshirë lojtarë që janë pjesë të klubeve të Kosovës e po ashtu edhe atyre që luajnë në klube të ndryshme evropiane.