Futboll

Futbollistet e Kosovës fillojnë përgatitjet në Antalya

Futbollistet

Futbollistet e Kosovës kanë nisur të martën përgatitjet në Antalya të Turqisë.

Selektorja Anneli Andersen i kishte nën urdhra të gjitha lojtaret në të cilat llogarit për ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2025.

Të premten, po në Antalya, Kosova luan ndaj Ukrainës. Ukraina është vendase, por për shkak të luftës e organizon ndeshjen në Turqi.

Ndërkohë më 9 prill, Kosova luan në Podujevë ndaj Uellsit.

Kosova është në Grupin 4 të Ligës B. Kualifikimet për Euro 2025 organizohen në tri nivele, përkatësisht liga, njëjtë si Liga e Kombeve.

“Seanca stërvitore ka qenë goxha intensive, teksa stafi i trajnereve është fokusuar në taktikat dhe punën në grup për të siguruar që ekipi të jetë gati për sfidat e ardhshme”, ka njoftuar FFK-ja.