Kupa e Botës është ngjarja më e madhe sportive, ndërsa sivjet do të organizohet në Katar.
Shorti për Botërorin e këtij viti, që do të nisë më 21 nëntor, do të mbahet më 1 prill, dhe shtetet pjesëmarrëse do t’i kenë shtatë muaj të përgatiten për kundërshtarët e tyre.
Shorti do të mbahet në Doha të Katarit, në Kongresin e 72-të të FIFA-s.
Doha është kryeqyteti i Katarit dhe ka popullsi prej dy milionë banorëve.
Në këtë vend është organizuar Botërori për të Rinj në vitin 1995, bashkë me Kupën e Azisë në vitin 1988 dhe 2011.
Edhe
Kompletohet shorti i Botërorit, Zvicra kundër Serbisë
32 ekipe do të jenë në kërkim të trofeut më të çmuar në futboll.
Në kohën kur do të tërhiqet shorti, vetëm 29 ekipe do të jenë të konfirmuara. Tri të tjera do të konfirmohen më vonë.
Katari është i kualifikuar automatikisht, ndërsa Gjermania e Danimarka nga shtetet evropiane, ishin prej të parave që siguruan kualifikimin tutje. Brazili ishte ekipi i parë nga Amerika e Jugut që u kualifikua direkt në Katar.
Skuadrat do të ndahen në katër vazo, ndërsa pozitat e shteteve do të caktohen në bazë të ranglistës që do të publikohet nga FIFA më 31 mars.
Në vazon e parë janë shtatë shtetet e para me renditjen më të mirë, në vazon e dytë do të hyjnë shtetet që janë deri në pozitën e 15-të, në vazon e tretë, ekipet nga vendi 16 deri në 23, kurse vazo e katërt përfshinë shtetet e renditura prej vendit të 24 deri në vendin e 28-të.
Edhe
Vazot për shortin e Kupës së Botës
Kupa e Botës nis më 21 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.
Do të jetë Botërori i parë që organizohet në dimër.