Prishtinë, 18 janar - Shkëndijës së Tetovës, që në vitet e fundit vazhdimisht lufton për titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut, këtë edicion i është shtuar edhe një konkurrent.
Bëhet fjalë për Shkupin, klubin shqiptar që po bëhet forcë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Shkupi këtë edicion synon titullin e kampionit. Por nuk e pret mision i lehtë.
Fillimisht duhet të shkrijë epërsinë prej gjashtë pikëve që e ka krijuar Shkëndija në krye të klasifikimit. Shkëndija është e para me 39 pikë, kurse Shkupi renditet i dyti me 33 pikë.
Te Shkupi janë bërë ndryshime të mëdha në vitin 2017. Me ardhjen e sponsorëve nga Turqia, forca financiare e Shkupit është rritur dhe janë angazhuar lojtarë cilësorë.
Në dy vjetët e fundit klubi nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut ishte pjesë e ndeshjeve eliminatore të Ligës së Evropës.
Edhe
Te Shkëndija e cilësojnë favorit Ludogortesin, por synojnë rezultat pozitiv
Drejtori sportiv i klubit “bardhekaltër”, Omer Bunjaku, thotë se Shkupi këtë edicion është ndërtuar për të luftuar për trofe. Ai e di se realizimi i kësaj ëndrre do të jetë i vështirë pasi pretendent për titullin kampion është Shkëndija nga Tetova.
“Këtë vit për herë të parë në histori të futbollit të Maqedonisë së Veriut dy ekipe shqiptare janë duke luftuar për titull të kampionit. Do të jetë një garë interesante dhe do të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Ne kemi një skuadër të mirë që besoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha”, u shpreh Bunjaku për KOHËN.
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut numëron 12 skuadra. Pos Shkëndijës e Shkupit, skuadra shqiptare janë edhe Struga dhe Renova. Struga është e katërta, ndërsa Renova renditet e nënta.
“Është krenari që dy skuadra shqiptare luftojnë për titull. Tregon për nivelin e skuadrave tona. Lart është edhe Struga që garon për vend në Evropë dhe shpresoj se do t’ia arrijë. Po ashtu, shpresoj që edhe Renova sa më shpejtë të sigurojë ekzistencën”, ka shtuar Bunjaku.
Shkupi prej edicionit 2015/16 garon në elitë. Ishte fillimisht i gjashti, më pas i teti e dy herë i katërti. Edicionin e kaluar e përfundoi në vend të pestë.
Në tri edicionet e kaluara ka luajtur në kualifikimet e Ligës së Evropës.
Edhe
Shkëndija, Struga e Shkupi vazhdojnë garën e fortë për titull
Te skuadra e Shkupit po shpresojnë që të paraqiten sa më mirë edhe në garat ndërkombëtare. Bunjaku beson se klubi brenda një kohe të shkurtër do t’i bëjë shqiptarët të mburren me paraqitjet e Shkupit në garat evropiane.
“Ne kemi luajtur ndeshje të forta në Ligën e Evropës dhe kjo na ka shërbyer për të fituar përvojë. Këtë vit synimi ynë është të shkojmë sa më larg në garat evropiane. Ne jemi të bindur që me punë dhe angazhim të madh në një të ardhme të afërt do të arrijmë të jemi edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës”, potencoi Bunjaku.
“Në vitin 2017 e kemi marrë klubin. Kemi ndryshuar çdo gjë, duke filluar prej kryesisë dhe gjithçka tjetër. Kemi ndërtuar plane se si do të funksionojmë dhe po ia dalim, i kemi idetë e qarta. Njëkohësisht, në këtë kohë kemi gjetur edhe sponsorin kryesor nga Turqia, pa të cilin nuk do të ishim ku jemi tani. Por e shohim veten edhe më lart”, është shprehur Bunjaku. Ai ka folur edhe për historinë e pasur të Shkupit. Thotë se klubi është themeluar në vitin 1927 dhe se është klubi i parë shqiptar në Maqedoni.
“Çdo shqiptar këtu ka anuar për Shkupin. Tani çdo qytet shqiptar ka ekipin e tij dhe është normale të anohet për klubin e qytetit”.
Kosova është treg që studiohet vazhdimisht nga drejtuesit e Shkupit.
Edhe
Garë shqiptare për titull në Maqedoni të Veriut
“Po, kemi pasur lojtarë nga Kosova edhe shumë më herët, por edhe kohët e fundit. Në këtë afat jemi në bisedime me një sulmues nga Kosova. Me klubin jemi pajtuar, por mbesin disa çështje që të zyrtarizohet kalimi”, ka theksuar drejtuesi i klubit shkupjan.
aktualisht po përgatitet në Antalya, me synim për të fituar trofe.