Goce Sedlloski ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Shkupit. Dorëheqjen e trajnerin nga Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar klubi shqiptar.
“Skuadra jonë, FC Shkupi njofton se ka pranuar dorëheqjen e kryetrajnerit Goce Sedlloski. Klubi ynë e falënderon atë për kontributin që pas 21 viteve arritëm të shpallemi kampion, si dhe i uron shumë fat në sfidat e radhës”, thuhet në njoftimin e Shkupit.
Dorëheqja e Sedlloskit vjen pas barazimit që Shkupi e arriti të mërkurën ndaj Pobedas 1:1. Po ashtu, nën drejtimin e Sedlloskit, Shkupi u eliminua nga Ballkani në plejofin e Ligës së Konferencës.
Artikuj të ngjashëm