Suad Sahiti është përforcimi më i ri i Shkupit, ekip që bën gara në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Sahiti është prezantuar të mërkurën të Shkupi, ndërsa ka thënë se ndihet i lumtur që karrierën do ta vazhdojë te kjo skuadër. Ai ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër me Shkupin.
Sahiti në fillim të këtij viti u transferua te Llapi, por për ekipin kosovar nuk e regjistroi asnjë paraqitje.
Ai gjatë karrierës ka qenë edhe pjesë e skuadrave si Hajvalia, Rabotniçki, Skënderbeu, Larisa, Septemvri, Wisla Plock, Zrinjski dhe Shibenikun.
“Ndihem i lumtur që jam pjesë e Shkupit, e di që kanë tifozëri të zjarrtë dhe në këto vitet e fundit është një klub shumë mirë i organizuar dhe në nivel shumë të lartë, besoj se me ekipin që e kemi në fund të kampionatit të gjithë së bashku të jemi të lumtur dhe të festojmë titullin kampion”, ka thënë Sahiti gjatë prezantimit të tij.