Mesfushori shkodran, Ersil Ymeraj edhe zyrtarisht është bërë pjesë e klubit nga Podujeva, KF Llapi.
Ymeraj ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me klubin llapjan, me mundësi vazhdimi edhe për një vit, ka bërë të ditur ky klub nëpërmes rrjeteve sociale, transmeton Koha.net.
25 vjeçari nga Shkodra iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës në Durrës për fazën përgatitore.
Ersil Ymeraj, 25 vjeç, i lindur më lindur më 06.07.1994 në Shkodër.
Mesfushori ka qenë pjesë e KF Laçit, e më herët ka qenë pjesë e FK Veleçiku, FC Kamzës dhe KS Kastriotit.