Sport

Shkëndija nesër e pret Dudelangen në kuadër të Ligës së Evropës

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, do ta luajë ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës kundër ekipit nga Luksemburgu, Dudelange.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën (nesër, 17:55) në Shkup, kurse pas një jave do të luhet ajo e kthimit në Luksemburg, shkruan “Koha Ditore”. Shkëndija po merr pjesë në këtë garë, pasi javën e shkuar u eliminua befasisht në raundin e parë të Ligës së Kampionëve nga Kalju Nomme e Estonisë.

Për ekipin tetovar kjo është hera e shtatë rresht që paraqitet në raundet eliminatore të Ligës së Evropës. Edicionin e shkuar, u eliminua në ndeshjet e plejofit nga Rosenborgu. Ndërkohë Dudelange është eliminuar nga Valletta e Maltës në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Kjo skuadër edicionin e shkuar luajti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, kurse në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve eliminoi Dritën e Gjilanit.