Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Shkëndija jashtë Evropës

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, është eliminuar në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Dudelange i Luksemburgut e eliminoi nga rrethi i dytë kualifikues me rezultat të përgjithshëm 3 me 2, pas dy ndeshjeve.

Në ndeshjen e parë, ekipi shqiptar pësoi 1 me 2 në shtëpi, teksa si mysafir nuk i mjaftoi barazimi 1 me 1.

Në të njëjtën kohë me Shkëndijën, edhe kampioni i Kosovës, Feronikeli, është eliminuar nga kjo garë.