Klubi shqiptar Shkëndija ka humbur në finalen e Kupës së Maqedonisë në futboll.
Shkëndija dhe Pelisteri barazuan pa gola në lojën e rregullt në finale, ndërsa ndeshja u përmbyll vetëm pas gjuajtjes së penaltive.
Në penalti, Shkëndija ishte më e dobët dhe humbi me rezultat 3 me 4.