Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija humb ndeshjen e parë në kualifikimin për Ligën e Evropës

Shkëndija është mposhtur në ndeshjen e parë të rundit përfundimtar kualifikues për Ligën e Evropës.

Skuadra shqiptare u mposht 3 me 1 nga Rosenborgu dhe shpëtimin e sheh vetëm në ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Jebali, Bendtner dhe Levi shënuan golat për norvegjezët teksa Juniori shënoi për Shkëndijën.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme.