Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkendija eliminohet nga Liga e Evropës

Klubi tetovar, Shkendija është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi humbi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Rosenborgut.

0 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Tetovarët patën dy raste shënimi të jashtëzakonshme, por nuk u treguan të saktë nga penaltia.

Penaltinë e parë e humbi Ibraimi, kurse të dytën Emini, që sikur t’i konkretizonin do të shtonin gjasat për t’u kualifikuar pasi ndeshjen e parë e kishin humbur 1 me 3.

Rosenborgu në vazhdim shënoi dy herë përmes Hovlandit dhe Reginiussenit.

Artikuj të ngjashëm