Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija humb ndaj Trakait, shpresat në ndeshjen e kthimit

Shkëndija ka humbur përballjen e parë ndaj klubit lituanez, Trakai në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.

Klubi tetovar pësoi 2 me 1, në një përballje në të cilën pati dominim të lehtë, raporton Koha.net.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultat të barabartë, 1 me 1.

Maksimov kaloi vendasit në epërsi në minutën e parë të takimit, por Shkëndija u kundërpërgjigj përmes Juniorit, i cili shënoi në minutën e 39.

Vendasit rikthyen epërsinë në minutën e 52, përsëri përmes Maksimovit.

Edhe Festa e Shkëndijës pas kualifikimit në “play off” të Ligës së Evropës Sport Festa e Shkëndijës pas kualifikimit në “play off” të Ligës së Evropës

Klubi tetovar e mbylli këtë takim me dy lojtarë më pak në fushë, pasi në minutën e 57 u përjashtua Junior, që mori direkt kartonin e kuq, përderisa Cuculi u përjashtua pas dy kartonave të verdhë.

Shkëndija kërkon kualifikimin në Ligën e Evropës në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet në Maqedoni një javë më vonë.