Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija fiton me golin e Shalës

Futbollisti kosovar, Adenis Shala, ka shënuar gol vendimtar për Shkëndijën e Tetovës.

Shkëndija të enjten mbrëma fitoi 1:0 ndaj skuadrës nga Uellsi, Haverfordwest. Ndeshja i takoi raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Golin e fitores Shala e shënoi në minutën e 47-të, me asistim të Ardian Limanit.

Limani e Endrit Krasniqi debutuan te skuadra tetovare.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Cardiff, pas një jave.