Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija fiton derbin e shqiptarëve, Shkupi forcohet në krye

Shkëndija e ka fituar derbin e shqiptarëve të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija të dielën mposhti Strugën me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 19-të të elitës së futbollit maqedonas.

Fitore ka arritur të dielën edhe lideri, Shkupi.

Shkupi mposhti Akademija Pandevin me shifrat 2:1. Me fitoren ndaj Akademija Pandevit, Shkupi ka bërë edhe një hpa të madh për titull të kampionit dhe njëherësh ia ka mundësuar Shkëndijës të ngritët në vendin e dytë.

Shkupi është në vendin e parë me 45 pikë, kurse Shkëndija zë vendin e dytë me 37 pikë. Struga zë vendin e shtatë me 26 pikë. Fitore të shtunën shënoi edhe skuadra tjetër shqiptare, Renova. Mposhti Bregalnicën 2:1.