Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëlqim Demhasaj është gati për debutim

Sulmuesi Shkëlqim Demhasaj është i gatshëm ta japë kontributin e tij edhe te përfaqësuesja e Kosovës.

Por, ish-futbollisti i Shpresave (U21) të Zvicrës ka thënë se trajneri vendos nëse do t’i jap minuta në dy ndeshjet që Kosova i luan, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova ndeshjen e parë kundër Maltës e luan të shtunën, kurse më 20 nëntor në Prishtinë kundër Azerbajxhanit.

“Jam pritur shumë mirë te Kosova. Telefonatën për ta përfaqësuar Kosovën në këto dy ndeshje e kam marrë të hënën nga trajneri. Më ka pyetur nëse jam gati. Bëra gati rrobat dhe u nisa për në Kosovë. Pritja ka qenë shumë e mirë. Është trajneri që në fund vendos se kush do të luajë, për mua është kënaqësi që jam pjesë e Kosovës dhe jam i gatshëm ta jap kontributin. Por, është trajneri që vendos. Kosovën e kam parë në të gjitha ndeshjet. Ka luajtur shumë mirë dhe shpresojmë t'i fitojmë dy ndeshjet vendimtare", ka thënë Demhasaj.

Demhasaj të martën zhvilloi stërvitjen e parë me Kosovën.

Artikuj të ngjashëm