Jimmy Butler me 41 pikë ishte më i dalluari në fitoren e Miami Heatit 118:107 kundër skuadrës Boston Celtics në ndeshjen hapëse të finales në Konferencën e Lindjes.
Miami në fakt fitoi me rikthim të rezultatit. Ishte duke humbur me tetë pikë epërsi në pjesën e parë, por ktheu avantazhin 76:64, duke dominuar në tërësi çerekun e tretë.
Butler realizoi 17 pikë vetëm në këtë periudhë të lojës.
Ndeshja e dytë e serisë finale me shtatë ndeshje do të luhet të enjten në Miami.
Për Butlerin e Miamit ishte hera e pestë pas sezonit të rregullt që realizon 40 e më shumë pikë. Dwayne Wade prin në këtë statistikë, pasi e ka përsëritur këtë sukses shtatë herë.
Jayson Tatum i Bostonit ishte i qetë në këtë ndeshje. U ndal në vetëm 29 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për ta shmangur disfatën.