Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shevchenko vazhdoi me instruksione në tenis

Të premten e të shtunën e kësaj jave ka përfunduar edhe një dy ditësh i stërvitjeve në tenis, me ekspertin e dërguar nga ITF, maqedonasin Goran Shevchenko.

Në fundjavë është parë numri më i madh i trajnerëve, por edhe i tenistëve të rinj, të cilët një ditë shpresojnë, ta përfaqësojnë Kosovën në garën ndërkombëtare, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Eksperti nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, Shevchenko, u shpreh tejet i kënaqur me zhvillimin e tenistëve, por tha se edhe trajnerët tanimë janë të përgatitur t’i stërvitin sportistët e ekipeve të ndryshme kosovare, por edhe tenistët e përfaqësueses së Kosovës.

I pranishëm ishte edhe përzgjedhësi i Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, që njëherësh e ushtron edhe funksionin e nënkryetarit të Federatës së Tenisit të Kosovës.

Hadërgjonaj, tha se kjo është mundësi tejet e mirë për trajnerët nga Kosova, që punohet me trajner ndërkombëtar.

E tenistët e rinj që shpresojnë që një ditë të arrijnë në nivelet më të larta evropiane, tregojnë se çka kanë mësuar nga ky seminar deri tani.

Në javën që vjen është parashikuar që poashtu të mbahet një turne i veteranëve të tenisit te Kosovës dhe Shqipërisë.