Në mot me shi, por me vullnet të madh, tenistët e rinj dhe trajnerët nga Kosova, po marrin instruksione nga trajneri ndërkombëtar i dërguar nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, Goran Shevchenko.
Ushtrimet gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar në fushat Rilindja në Prishtinë.
Seminari treditor nisi të premten, vazhdoi të shtunën por me më pak stërvitje për shkak të motit me shi dhe përfundoi të dielën.
i tenisit, Shevchenko u shpreh optimist se mund ta ndihmojë tenisin kosovar dhe eksperti maqedonas mendon se Kosova ka talente të shumta por se gjithmonë ka vend për përmirësime.
Të kënaqur me punën dhe profesionalizmin e Shevchenkos janë ndarë Arian Ibrahimi, trajner i tenisit, si dhe kampionia e Kosovës në dy vitet e fundit, Blearta Ukëhaxhaj.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i FTK-së, Osman Reçica, tha se këto seminare për trajnerë e lojtarë janë shumë të rëndësishme, pasi aftësohen që punën ta bëjnë në mënyrë profesionale.
Seminar treditor do të mbahet edhe në javën që vjen dhe do të punohet edhe më shumë në aspektin teknik e taktik.