Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shevchenko merr drejtimin e Genoas

Legjenda ukrainase, Andriy Shevchenko është kthyer në Serie A. Ai është emëruar të dielën trajner i Genoas.

Sipas njoftimit të klubit italian, kontrata me Shevchenkon është e vlefshme deri në qershor të vitit 2024.

Ish-futbollisti i njohur ishte në krye të Ukrainës që nga viti 2016. Ai si futbollist ka arritur sukese të mëdha te Milani.

Genoa renditet e 18-ta në kampionatin italian me vetëm 9 pikë nga 12 ndeshje. Pjesë e kësaj skuadre është Valon Behrami.