Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shevchenko do t’i bashkohet Genoas

Andriy Shevchenko do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Genoan dhe do të debutojë në Serie A si trajner kundër Romës që drejtohet nga Jose Mourinho.

Ish-sulmuesi u zgjodh nga zyrtarët e Genoas për ta udhëhequr skuadrën. Davide Ballardini do të shkarkohet pas barazimit 2:2 në udhëtim te Empoli të premten.

Kjo skuadër e ka fituar vetëm një ndeshje nga 12 të parat dhe është në luftë për mbetje në elitë. Ka marrë vetëm nëntë pikë.

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar të shtunën se Shevchenko do të shkojë në Itali javën tjetër për ta nënshkruar kontratën me skuadrën e re.

45-vjeçari, ish-fitues i “Topit të Artë”, konsiderohet si një prej sulmuesve më të mirë të gjeneratës së tij dhe e ka fituar një titull në Serie A dhe Ligën e Kampionëve me Milanin.

Edhe Legjenda e Romës, trajner i Genoas Futboll 8 muaj më parë Legjenda e Romës, trajner i Genoas

Genoa do të jetë nikoqire e Romës në “Marassi” dhe do të jetë ndeshja e parë e Shevchenkos, më 21 nëntor.

Ish-përzgjedhësi i Ukrainës ishte nën urdhërat e Mourinhos si lojtar për një sezon te skuadra e Chelseat.