Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shefi ekzekutiv, Peter Moore, e lë Liverpoolin

Shefi ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore, do të largohet në fund të gushtit, tre vjet pasi i kaloi në këtë rol.

Ai do të zëvendësohet nga Billy Hogan, që momentalisht është drejtor menaxhues i klubit.

Moore e përjetoi titullin në Premier League për herën e parë, suksesin në Ligën e Kampionëve, si dhe triumfin në Kupën e Botës për klube, raporton KOHA.

“Kanë qenë të arritura fenomenale nga trajneri, lojtarët dhe stafi. Ekipi e ka merituar me plot meritë. Këto kujtime do të mbesin gjithmonë tek unë”, tha ai.

Moore më parë ka punuar në firma të teknologjisë si Sega, Microsoft dhe EA, si dhe në kompaninë gjigante të veshmbathjeve, Reebok, ndërsa tani do të kthehet në SHBA.

“U ktheva te Liverpooli në vitin 2017 pasi qëndrova në SHBA për 30 vjet, dhe ka qenë një eksperiencë e veçantë”, shtoi ai.