Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sheffieldi në gjysmëfinale të Kupës FA

Sheffield United ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës FA pas ndeshjes dramatike që e zhvilloi në shtëpi kundër Blackburn Roversit. Sheffieldi të dielën fitoi me rezultatin 3:2, me golin e fitores që e shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Ben Brereton Diaz në minutën e 21-të kaloi mysafirët në epërsi pasi ishte i saktë nga penalltia. Sam Gallagher shënoi autogol në minutën e 28-të për barazimin e rezultat. Pas një ore lojë, Sammie Szmodics realizoi për 1:2, kurse Oliver McBurnie barazoi shifrat në 2:2, në minutën e 81-të.

E në minutën e parë të kohës shtesë, një tjetër gol për vendësit e shënoi Thomas Doyle, për ta dërguar skuadrën e tij tutje në garë.

Falë kësaj fitoreje, Sheffield Unitedi siguron gjysmëfinalen në Kupën FA për herë të parë që prej vitit 2014.

Artikuj të ngjashëm