Sheffield Unitedi dhe Evertoni kanë barazuar në ndeshjen e parë të ditës së shtunë në kuadër të Premier Leagues. Dueli i luajtur në stadiumin “Bramall Lane” që i takoi xhiros së katërt, përfundoi me rezultatin 2:2.
Si për Sheffieldin, ashtu edhe për Evertonin, këto janë pikët e para këtë edicion pasi kanë pësuar humbje në tri xhirot paraprake.
Evertoni kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Abdoulaye Doucoure në minutën e 14-të. Mirëpo, Sheffieldi u kundërpërgjigj me golin e sulmuesit Cameron Archer dhe autogolin e Jordan Pickfordit për ta mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2:1.
Rezultatin përfundimtar të ndeshjes, e vulosi Arnaut Danjuma në minutën e 55-të për t’ia siguruar një pikë Evertonit në udhëtim.