Anna Shcherbakova e ka fituar medaljen e artë në patinazhin artistik në Lojërat Olimpike të Pekinit derisa Kamila Valieva mbeti pa medalje pas gabimeve të shumta për t’i dhënë fund ngjarjes kontraverse.
Shcherbakova pati një paraqitje fantastike për të cilën u vlerësua shumë. Alexandra Trusova doli e argjendtë ndërsa medaljen e bronztë e fitoi japonezja Kaori Sakamoto.
Kjo treshe do t’i marrë medaljet në një ceremoni të organizuar pasi në mesin e tyre nuk do të jetë Valieva.
Më herët Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), bëri të ditur se nëse Valieva do të jetë në podium, atëherë nuk do të organizohet ceremonia e medaljeve.
Valieva mbeti e zhgënjyer kur e kuptoi rezultatin, i cili nuk i mundësoi të jetë në mesin e tri garueseve më të mira.
Ajo përfundoi e katërta shkaku i rrëzimeve dhe vështirësive që i pati në paraqitjen e saj. 15-vjeçarja u lejua të garonte përkundër dështimit në testin e dopingut para Lojërave.
-
Patinazhistja ruse mund të garojë, por ceremonia e medaljeve nuk do të mbahet
-
Në patinazh mosha minimale e garuesve do të jetë 17 vjet
-
Tërbimi, lotët e adoleshenteve dhe kolapsi olimpik
-
Dështimi total i Shiffrinit në Olimpiadë, asnjë medalje dhe tri diskualifikime
-
Minjeongu e mbron titullin në patinazhin e shpejtë