Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

SHBA-ja mposht Meksikën në ndeshjen e tensionuar

Katër lojtarë u përjashtuan nga loja dhe ndeshja ishte ndërprerë nga gjyqtari pas thirrjeve homofobike.

Në fund, Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan 3:0 përballë Meksikës, për të zënë vend në finalen e Ligës së Kombeve CONCACAF, kundër Kanadasë.

Christian Pulishiq shënoi dy gola për amerikanët, në minutën e 37-të dhe të 46-të, ndërsa Ricardo Pepi e realizoi një tjetër në minutën e 79-të për fitoren 3:0.

Amerikanët Weston McKennie dhe Sergino Dest u përjashtuan nga loja nga gjyqtari salvadorian, Ivan Barton, bashkë me meksikanët Cesar Montes dhe Gerardo Arteaga, në pjesën e dytë.

Loja u ndërpre në minutën e 90-të për shkak të thirrjeve homofobike. Kur rinisi ndeshja u dhanë 12-të minuta shtesë. Me të rinisur ndeshja, thirrjet homofobike nisën sërish. Kjo bëri që gjyqtari Barton ta përfundonte ndeshjen në minutën e tetë të kohës shtesë.

FIFA e dënoi Meksikën me 100 mijë franga zvicerane në muajin janar për arsye të ngjashme.

Në ndeshjen tjetër, Kanadaja nuk pati telashe ndaj Panamasë.

Kanadaja fitoi 2:0, me golat e Jonathan Davidit në minutën e 25-të, dhe Alphonso Daviesit në minutën e 70-të.

Eric Davis i Panamasë u ndëshkua me të kuq në minutën e 89-të.

Artikuj të ngjashëm