Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dënime të rënda për McKennien e Destin

Amerikanët West McKennie dhe Sergino Dest dhe meksikanët Cesar Montes e Gerardo Arteaga, janë suspenduar nga liderët e CONCACAF-it pas përleshjes që patën në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.

Mesfushori McKennie është dënuar me katër ndeshje suspendim, ndërsa Desti me tri të tjera, për përleshjen e ndeshjes së 15 qershorit.

Mbrojtësi meksikan Montes po ashtu ka marrë suspendim me katër ndeshje, kurse Arteaga është dënuar me tri të tjera.

Ndeshjen në fund e fitoi SHBA-ja me rezultatin 3:0.

Montesit iu tregua kartoni direkt i kuq pas ndërhyrjes në Folarin Balogunin, ndërsa McKennie u përjashtua nga loja për shkak të sjelljes jo të mirë.

Edhe Edhe Meksika me një futbollist më pak Botërori 2026 1 muaj më parë Edhe Meksika me një futbollist më pak

Arteaga dhe Desti ishin përjashtuar pas një tjetër përleshje në ndeshjen e tensionuar, ku u dëgjuan edhe thirrje homofobike nga tifozët meksikanë, në drejtim të portierit amerikan, Matt Turner.