Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sharapova fiton titullin e parë që nga 2015

Maria Sharapova e ka fituar trofeun e saj të parë që nga rikthimi nga suspendimi duke triumfuar në turneun e Tianjin Open.

Rusja është rikthyer në garat e tenisit në prill të këtij viti, pas suspendimit për 15 muaj, për shkak se kishte rezultuar pozitive në doping, transmeton kp.

Pas disa paraqitjeve të mira edhe në turnetë e kaluar, 30 vjeçarja e ka arritur trofeun e parë që nga viti 2015.

Në finale të Tianjin ajo e ka mundur bullgaren Aryna Sabalenka 2-0 në sete, 7-5 dhe 7-6(10-8).

Për ish-numrin një në botë të tenisit për femra, ky është titulli i 36-të në karrierë.

Artikuj të ngjashëm