Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri po e luan ndeshjen e 100-të, Zvicra po barazon me Bullgarinë

Xherdan Shaqiri është duke e luajtur ndeshjen e 100-të për përfaqësuesen e Zvicrës.

Pa nisur ndeshja, Shaqirit i është dorëzuar një dhuratë për arritjen e shifrës jubilare të ndeshjeve me helvetikët. Zvicra po barazon pa gola me Bullgarinë.

Ndonëse ka dominuar plotësisht, Zvicra ka dështuar të shënoi gol në pjesën e parë. Zvicrës i duhet fitore e thellë për të dalë në vendin e parë në grupin C dhe për t’u kualifikuar në Botëror. Natyrisht, nëse fiton edhe Italia me Irlandën e Veriut.

Irlanda e Veriut e Italia po barazojnë pa gola pas pjesës së parë. Para ndeshjes në Lucern, një nderim i është bërë edhe Admir Mehmedit, që ka luajtur 76 ndeshje për Zvicrën. Tashmë Mehmedi është pensionuar nga përfaqësuesja.