Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri për televizionin zviceran: Kënaqësi të luaj ndaj Kosovës

Xherdan Shaqiri e ka vlerësuar dramatike ndeshjen me Kosovën. Shaqiri ishte aktiv, por nuk ia doli të realizoi gol. Ylli shqiptar i Zvicrës ka thënë se Kosova nuk është e keqe. Por ka thënë se Zvicra ishte më e mirë. Sipas Shaqirit, Zvicra nuk mund të jetë e kënaqur me mënyrën se si ka luajtur në disa momente.

“Sidomos në pjesën e parë është dashur të rrezikojmë më shumë dhe të luajmë më shumë përpara. Ishte miqësore dhe jo çdo gjë duhet të jetë perfektë. Natyrisht, do të donim të fitonim, por ishte vetëm barazim. Ndeshje të rëndësishme vijnë në maj e qershor. Do të jemi të gatshëm atëherë dhe duhet të përmirësohemi“, ka thënë Shaqiri për “SRF”.

“Ishte kënaqësi të luaj ndaj Kosovës. Shumë njerëz që ishin prezentë ishin të lumtur. E kam shijuar lojën, natyrisht edhe për faktin se i kam rrënjët në Kosovë. Ishte shumë relaksuese, kemi pasur ndeshje tjera ku është luajtur për më shumë. Por ishte speciale për mua dhe familjen time dhe jam i lumtur që jam i shëndetshëm dhe nuk jam lënduar”, ka theksuar Shaqiri.