Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri: Jemi përmirësuar për dallim nga ndeshjet e kaluara

Xherdan Shaqiri ka mbetur deri diku i kënaqur me paraqitjen e Zvicrës ndaj Spanjës.

Zvicra pësoi 1:0 të enjten mbrëma.

Për “helvetikët” ishte humbja e tretë në Ligën e Kombeve. Shaqiri luajti deri në minutën e 80-të.

“Përfundimisht kishte përmirësim në krahasim me ndeshjet e fundit. Nuk ishim mjaftueshëm të guximshëm në pjesën e parë. Në të dytën kemi luajtur më mirë dhe ishim në gjendje të vëmë Spanjën në presion në momente. Por Spanja ka kualitete për të dalë nga këto situata”, ka theksuar Shaqiri pas ndeshjes.