Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri i uron fat Luganos në finalen e Kupës së Zvicrës

Xherdan Shaqiri i ka uruar fat skuadrës zvicerane të Luganos, të premten.

Lugano dhe Young Boysi të dielën luajnë në finale të Kupës së Zvicrës. Ndeshja finale nis në orën 14:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Wankdorf” në Bernë.

“Përshëndetje djem. Ju uroj më të mirën në finale. E di se do ta arrini këtë sukses. Do ta fitoni këtë trofe dhe ta sjellim trofeun sërish në Lugano. Forca Lugano”, ka thënë Shaqiri.

31-vjeçari Shaqiri aktualisht është pjesë e Chicago Fire në ligën MLS në SHBA.

Në këtë edicion ka tri asistime në të gjitha garat, në 13 ndeshje të luajtura. Chicago e Lugano kanë pronar të njëjtë. Në tetor të vitit të kaluar, Shaqiri stërviti te Lugano.