Pos formës jo të mirë te Lyoni, ylli shqiptar i futbollit, Xherdan Shaqiri, po përballet edhe me probleme shëndetësore kohëve të fundit. Lojtari ditë më parë ka kaluar për herën e dytë përballjen me koronavirusin, ka shkruar gazeta franceze e sportit “L’Equipe”.
30-vjeçari ishte infektuar fillimisht në tetor të vitit 2020. Më pas ishte vaksinuar dy herë, por për shkak të riinfektimit mungoi në ndeshjet e fundit. Siç edhe është raportuar, Shaqiri tani është kthyer në ushtrime dhe është i gatshëm për përballjen me Paris Saint-Germainin në fundjavë.
Ditë më parë u raportua se Lyoni po synon largimin e reprezentuesit të Zvicrës për shkak se lojtari s’i ka përmbushur pritshmëritë e klubit. As Shaqiri s’është i kënaqur me minutazhën që ka pasur tek ekipi francez.
Në fillim të këtij edicioni, Shaqiri u transferua me bujë te madhe te Lyoni nga Liverpooli, por ai ka luajtur në vetëm 13 prej 22 ndeshjeve që i ka zhvilluar ekipi, duke shënuar një gol dhe asistuar dy herë.
Te Lyoni tashmë po presin ofertat për Shaqirin, i cili ka kontratë deri në vitin 2024 dhe pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.
Edhe
Shaqiri shpreson të pritet mirë nga tifozët e Lyonit
Lyoni është në kërkim të zëvendësuesit për Shaqirin dhe tashmë ia ka vënë syrin Serdar Azmounit të Zenitit.
Për Shaqirin, interesim tashmë kanë treguar ekipet nga Turqia dhe SHBA-ja.