Skuadra nga Turqia, Fenerbahçe ka kontaktuar Lyonin për situatën e Xherdan Shaqirit. Mediumet turke kanë raportuar të martën se Fenerbahçe po synon transferimin e Shaqirit gjatë këtij muaji pasi 30-vjeçari nuk e ka gjetur veten te skuadra franceze.
Në fakt, ekipi turk po beson se mund ta bind Lyonin në lirimin e tij pasi po e sheh Shaqirin si përforcim të madh për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Më herët është raportuar se Lyoni është i gatshëm ta shesë Shaqirin, të cilin e transferoi në fillim të këtij edicioni nga Liverpooli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShaqiri ka kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit 2024 ndërsa këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.