Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri i gatshëm për ndeshjen ndaj PSG-së

Xherdan Shaqiri do të rikthehet në stërvitje me skuadrën e Lyonit.

Sulmuesi i krahut nuk ishte në stërvitje në ditët e fundit, pasi ka qenë i izoluar shkaku i infektimit me koronavirus.

Sipas “L'Equipe”, Shaqiri do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës. Lyoni e luan derbin ndaj Paris Saint-Germainit.

Përveç Shaqirit, te skuadra e Lyonit për këtë takim do të kthehen edhe Lucas Paqueta dhe Thiago Mendes.

Shaqiri këtë edicion ka bërë vetëm tetë paraqitje në ligën franceze duke shënuar një gol. Forma e tij nuk ishte ajo që pritej dhe tashmë ka raportime për largimin e tij nga skuadra franceze.

Artikuj të ngjashëm