Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri emërohet trajner i Schaffhausenit

Ish-trajneri i Flamurtarit të Prishtinës, Artim Shaqiri është emëruar trajner i Schaffhausenit, që garon në Kategorinë e Dytë të Zvicrës. Ai në postin e shefit të shtabit teknik të klubit zviceran e ka zëvendësuar Murat Yakinin që ka marrë drejtimin e Zvicrës.

“FC Schaffhausen mirëpret ngrohtësisht Artimin në Munotstadt dhe i uron atij shumë suksese në shtëpinë e tij të re”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.

Schaffhauseni në pesë ndeshje të këtij edicioni ka një fitore, tri barazime dhe një humbje. Është në vendin e shtatë.

Shaqiri më herët ka punuar si trajner edhe te Kukësi dhe Shkëndija e Tetovës.