Sport

Shaqiri e Xhaka mungojnë në stërvitjen e Zvicrës

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk ishin të pranishëm në stërvitjen e mëngjesit të premtes te Përfaqësuesja e Zvicra.

Xhaka, Shaqiri por edhe disa futbollistë tjerë janë lënë në pushim nga trajneri Murat Yakin, një ditë pas fitores në ndeshjen e parë të Botërorit “Katari 2022”.

Zvicra, e mposhti të enjten Kamerunin 1:0 në duelin e Grupit G.

Shaqiri asistoi në golin e fitores që e shënoi sulmuesi Breel Embolo, ndërsa edhe Xhaka pati një paraqitje të mirë.

Megjithatë, me pjesën tjetër të lojtarëve që patën minutazhë të vogël dhe atyre që nuk luajtën fare ndaj Kamerunit, i pranishëm ishte Ardon Jashari.

Jashari nuk luajti fare kundër Kamerunit, ndërsa Zvicra duelin e radhës në grup e ka kundër Brazilit, që zhvillohet të hënën.