Futboll

Pse Xhaka dhe Jashari nuk luajtën përkrah njëri-tjetrit?

Ardon Jashari

Gjatë udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të javës, përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, kishte thënë se planifikon të bëjë ndryshime në formacionin titullar në mënyrë që Ardon Jashari të paraqitet në mesfushë përkrah kapitenit Granit Xhaka.

Kundër Meksikës, Jashari ishte sërish në bankën e rezervistëver për të 17-ën herë që nga debutimi i tij thuajse tre vjet më parë. Pas dy paraqitjevje nga një minutë, mesfushori i Club Brugget, të shtunën u paraqit për herë të tretë me fanellën e Zvicrës.

Luajti 45 minutat e pjesës së dytë. Por Jashari dhe Xhaka nuk ishin në fushë së bashku. Jashari në fushë u inkuadrua në vend të Xhakës.

“Nuk jam i sigurt nëse isha i qartë për kombinimin e Ardonit dhe Granitit”, tha Yakin pas ndeshjes.

“Kemi shumë mesfushorë qendrorë. Këta të tre që filluan ndaj Meksikës, ndoshta kanë avantazhin, sepse kanë luajtur dhe stërvitur së bashku disa herë”.

Në ndeshjen ndaj Meksikës, nga minuta e parë ne mesfushë u paraqitën Granit Xhaka, Remo Freuler dhe Vincent Sierro. Jashari luajti në vend të Xhakës në pjesën e dytë.

“Luajta në pozitën time. Nuk ishte e lehtë, por ishte shkëlqyeshëm”, ka thënë Jashari.