Xherdan Shaqiri dhe Noah Okafor kanë stërvitur të mërkurën bashkë me pjesën tjetër të përfaqësueses së Zvicrës për ndeshjen kundër Serbisë të premten. Të dy futbollistët stërviten edhe të martën, por të mërkurën stërvitja e tyre ka qenë maksimale, raporton “Blick” të mërkurën.
Ndeshja në mes të Zvicrës dhe Serbisë zhvillohet të premten nga ora 20:00.
Shaqiri nuk u paraqit asnjë minutë në ndeshjen ndaj Brazilit të hënën. Ndeshjen e fitoi Brazili me rezultat, 1:0.