Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri asistoi, por Chicago pëson disfatë të thellë

Xherdan Shaqiri - Chicago Fire

Xherdan Shaqiri e ka mbyllur edhe një tjetër ndeshje me paraqitje të mirë në kampionatin MLS të SHBA-së.

Shaqiri asistoi në golin e vetëm të Chicago Fire që të shtunën mbrëma pësoi disfatë të thellë nga Atlanta United me rezultatin, 4:1. Ai asistoi në minutën e 11-të në golin e barazimit 1:1.

Harkimin e Shaqirit e shfrytëzoi nigeriani, Chinonso Offor. Reprezentuesi i Zvicrës krijoi edhe disa raste për shënim gjatë ndeshjes. Shaqiri luajti gjatë gjithë ndeshjes. Ishte kapiten i skuadrës.