Portieri i Kosovës U19, Laurence Shala, është transferuar te skuadra e Wycombe Wanderers.
Wycombe Wanderers është skuadër që bën gara në “League One”, që është rangu i tretë i futbollit anglez.
Shala, 18-vjeçar, është transferimi i tretë i kësaj skuadre.
Ai është zhvilluar te grupmoshat e reja të West Ham Unitedit dhe Crystal Palacet.
Në një intervistë dhënë faqes zyrtare të klubit anglez, Shala ka thënë se është shumë i lumtur. Ai nënshkroi kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Me Kosovën U19, Shala ka zhvilluar shtatë ndeshje.