Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shala nënshkruan kontratë profesionale me Antwerpin

Futbollisti Visar Shala ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën belge Antwerp.

22-vjeçar ka impresionuar në futbollin amator. Ai ka pasur sezon shumë të mirë në rangun e katërt të futbollit belg, ndërsa ka shënuar 18 gola, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit të mërkurën.

Mesfushori me tipare sulmuese, më parë është paraqitur në akademitë e Club Brugge dhe Zulte Waregem.

Ai ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e Antwerpit për një sezon, por fillimisht do të luajë me skuadrën U23.