Futboll

Bega drejt elitës së Holandës

bega

Leorat Bega pritet t’i bashkohet ekipit elitar të Holandës, PEC Zwolle, nga Stade Nyonnais, që garon në Kategorinë e Dytë të Zvicrës.

Lajmin për transferimin e mundshëm të 22-vjeçarit e ka bërë të ditur të hënën gazeta zvicerane “Blick”.

Zwolle zë vendin e 14-të në tabelë.

“Në 41 ndeshje, lojtari i cili ka edhe shtetësi kosovare, ka shënuar katër gola. Këtë vjeshtë ai spikati në mënyrë të veçantë me një gol të jashtëzakonshëm në 1/16 finales së Kupës së Zvicrës kundër Xamaxit duke shënuar nga mbi 50 metra. Ai po ashtu shënoi penalltinë vendimtare kundër Zurichut me goditje ‘panenka’. Gatishmëria e tij për të marrë përgjegjësi në moshën 22-vjeçare, ofrojnë elemente për një transferim”, shkruan “Blick”.

Asnjëri klub nuk ka konfirmuar asgjë ende. Por nëse transferimi do të realizohej, do të ishte hap i rëndësishëm në karrierën e Leorat Begës.