Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shala i kënaqur me atmosferën, Muriqi e konsideron fitore të merituar

Mesfushori Herolind Shala është ndarë i kënaqur me fitoren e sotme, kurse thotë se ishte kënaqësi me luajtë në një atmosferë të tilë.

“Kemi luajtur mirë gjatë gjithë takimit. Përkundër që në pjesën e parë nuk arritëm të shënojmë gol. Ishte kënaqësi shumë e madhe të luajmë në atmosferë të tillë”, ka deklaruar Shala.

Kurse Vedat Muriqi tha se, “ishte një fitore me meritë. Sidomos në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë”.

Këto komente ata i bënë pas fitores prej 2 me 0 të Kosovës ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve.