Boksieri pejan, Shpëtim Shala, ka pësuar humbje në duelin për titull të Evropës (EBU) në peshën gjysmë të rëndë në boksin profesionist.
Shala të shtunën mbrëma në Gjermani pësoi me ndërprerje në raundin e tetë nga boksieri gjerman Dominic Boesel.
Në të vërtetë Boesel ishte paraparë të ndeshej me boksierin nga Lezha, Orial Kolaj, për titull, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, një ditë para meçit Kolaj anuloi me pretendim se ka një lëndim të brinjëve.
Shala ka pranuar përballjen në momentet e fundit. Ndonëse nisi mirë, Shala nuk arriti të bëjë befasi. Për Shalën ishte humbja e tretë në karrierë, karshi 23 fitoreve e një barazimi.
Dy nga humbjet i ka pikërisht nga Boesel, pasi që edhe në mars të vitit 2015 kishte pësuar nga gjermani.
-
Boksieri Shpëtim Shala sonte lufton për titull të Evropës
-
Kolaj lufton për titull të Evropës
-
Boksieri Shala reagon pas humbjes së rëndë nga kroati Milas
-
“Bild” shkruan për boksierin shqiptar që hoqi plot 50 kilogramë dhe po kërkon titujt
-
Shala të shtunën përballet me kroatin Petar Milas për titullin IBF International