Eliminimi shokues i Spanjës nga Kupa e Botës “Katari 2022” pas humbjes nga Maroku në 1/8 e finales, ka pasur pasoja në ndryshimin e trajnerit.
Luis Enrique ia la postin Luis de la Fuentes, në një ndryshim që federata spanjolle e bëri të enjten. Megjithatë, askush nuk priste që këngëtarja e mirënjohur, Shakira të ketë ndonjë lidhje me eliminimin e hershëm të Spanjës nga Kupa e Botës, ka shkruar “Marca” të premten.
Lexuesja e letrave tarot, Mhoni Vidente ka folur për eliminimin e Spanjës dhe ka fajësuar Shakiran, duke thënë se kolumbiania “mallkoi” ekipin spanjoll pas ndrajes nga Gerard Pique.
“Ai që funksionoi plotësisht në eliminimin e Spanjës ishte mallkimi i Shakrias, një mallkim që ajo i bëri ekipit”, tha Vidente në emisionin e saj televiziv.
“Shakira, rituali për të cilin me pagove, funksionoi pasi Spanja nuk bëri mirë në Botëror”.
Fallxhorja, po ashtu ka dhënë edhe parashikimet e saj për Botërorin dhe deri më tani po dalin të jenë të sakta.
Ajo ka thënë se favoritët vazhdojnë të jenë Franca së bashku me Argjentinën dhe Brazilit. Në disa parashikime tjera, ajo ka thënë se Meksika do të eliminohet në fazën e grupeve dhe se trajneri Tata Martino do të shkarkohet, gjë që edhe ndodhi.
Vizionet e Mhonit kanë ardhur edhe për jetën personale të Shakiras. Pas ndarjes nga Pique, fallxhorja foli për partnerin e ri të kolumbianit dhe konfirmoi se ai do të ishte kolumbian, do të jetonte në Miami dhe do të ishte gjithashtu një sportist.