Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Selektori i Spanjës: Mund ta eliminojmë Francën

Luis de la Fuente

Selektori Luis de la Fuente beson se Spanja mund ta eliminojë Francën nga Kupa e Botës. 

Gjysmëfinalja mes Francës dhe Spanjës luhet të martën e ardhshme nga ora 21:00. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

De la Fuente ka deklaruar se do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Sipas tij, do të takohen dy përfaqësuese të nivelit shumë të lartë. 

“Sigurisht që mund ta eliminojmë Francën. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Do të përballen dy ekipe të nivelit shumë të lartë. Ne jemi i vetmi ekip që i kemi mundur dy herë radhazi, por kjo ndeshje e tretë do të jetë shumë ndryshe”, ka thënë 65-vjeçari, shkruan të shtunën “L’Equipe”. 

Spanja në çerekfinale e eliminoi Belgjikën duke e mposhtur me rezultatin 2:1. 

Ndërsa Franca fitoi ndaj Marokut me rezultatin 2:0.