Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci në konferencën për media në të cilën ka publikuar listën e lojtarëve për Ligën e Kombeve, ka bërë të ditur se lojtari i Bayern Munichut, Meritan Shabani, ende nuk ka vendosur se për cilën përfaqësuese të luajë.
““Për të qenë të ndershëm dhe korrekt, ai futbollist nuk ka vendosur ende se me kë do të luajë. Jemi vetëm në këtë situatë”, ka thënë shkurt Panucci.
Shabani së fundi ishte në listën e pritjes te U-20 e Gjermanisë, por befasisht nga Shqipëria kanë deklaruar të premten se ai është pranë Kombëtares shqiptare.