Tre prej emrave më të mëdhenj të kërcimit me purtek do të garojnë në një garë unike këtë fundjavë, por ata nuk do të thyejnë asnjë rregull të izolimit pasi do të garojnë prej kopshteve të tyre.
Rekordmeni botëror, Armand Duplantis, kampioni i dyfishtë botëror, Sam Kendricks dhe fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 2012, Renaud Lavillenie, do të tentojnë të kalojnë së më shpesh të jetë e mundur shtangën e vënë në 5 metra lartësi, brenda 30 minutave, në një format që e kanë shpikur së bashku.
“Jam i mahnitur që do të jem në gjendje të garojë, sidomos ndaj Samit dhe Renaudit”, ka thënë Duplantis, që do të garojë nga baza e tij stërvitore në Louisiana.
Kendricks do të jetë në aksion në kopshtin e tij në Mississippi, ndërsa Lavillenie nga shtëpia e tij në Celmont Ferrand.
“Pasi është e panjohur se cilat do të jenë garat tona tjera të përbashkëta, ne qartë se do të shijojmë këtë garë dhe do të kalojmë kohë të mirë. Të fitojmë këtë është shumë e rëndësishme, pasi unë nuk dua të humbas prej tyre shumë”, ka shtuar Duplantis.
-
Duplantis vendos tjetër rekord bote, i pari që kalon 6.30 metra në kërcim me purtek
-
Olyslagers e Australisë fiton të artën në kërcim së larti
-
Portugezi Pichardo fiton të artën në kërcimin trehapësh
-
Garë interesante në kërcim së larti, Kerr fiton të artën
-
Dikur shitës i telefonave, tani fitoi të artën botërore në 110 metra me pengesa